Rama-Kurti, biseduan për marrëveshjen e Ohrit

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të Kosovës, Albin Kurti.

Temë e diskutimit në takimin mes dy liderëve ka qenë marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër. Më herët, Kurti u takua me presidentin Bajram Begaj dhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Në fokus të këtyre takimeve ka qenë marrëveshja me Serbinë. Ndërkohë që më herët, gazetarja Esiona Konomi raportoi se Kurti pritet të takohet edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një prononcim të shkurtër, Kurti tha se do të flasë për mediat pasi të përfundojë takimet e planifikuara.

Në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, palët kanë rënë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre, si dhe Kosova të nisë përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nen që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe./abcnews.al/

Go to TOP