PSG kualifikohet duke e mposhtur thellë Barcelonën

Paris Saint-Germain ka shkëlqyer të martën në “Estadio Olimpico Lluis Companys” kundër Barcelonës duke siguruar një vend në gjysmëfinale të Champions League.

Pas humbjes në ndeshjen e parë në Paris, ku skuadra spanjolle kishte triumfuar me rezultatin 3-2, PSG sonte e ka kthyer rrjedhën në favor të vet, duke fituar ndeshjen me rezultat të thellë 1-4 dhe duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër të garës. 

Ekipi i drejtuar nga Xavi Hernandez e ka filluar mirë ndeshjen, duke shënuar një gol shpejt në minutën e dymbëdhjetë me anë të Raphinhas, por nuk ia doli ta mbrojë avantazhin. 

Paris Saint-Germain është kthyer duke shënuar katër herë. Fillimisht Ousmane Dembele e ka barazuar rezultatin në minutën e dyzet, pastaj Vitinha e ka çuar skuadrën në avantazh në minutën e pesëdhjetë e katërt. Për dy golat e tjerë është përkujdesur Kylian Mbappe, duke shënuar fillimisht një penallti në minutën e gjashtëdhjetë e një dhe pastaj edhe në kohen shtesë.

Barcelona nga minuta e tridhjetë ka luajtur me dhjetë lojtarë, pasi Araujo është nxjerrë jashtë me karton të kuq. 

Go to TOP