Pse u largua Gresa Pallaska nga ‘Çka ka shpija’? Flet Naser Rafuna
Marrëdhënia mes aktorëve, Naser Rafuna dhe Gresa pallaska është stërkomentuar ditëve të fundit.
Kjo për arsyen se Gresa nuk është më pjesë e kastit të serialit “Çka ka shpija”.
E Rafuna, i ftuar në ‘Ora e Pasdites’ në Klan Kosova ka komentuar largimin e Pallaskës nga seriali ‘Çka ka shpija’ pas më shumë se një dekade.
“Nuk e di. Ishim gjatë provave. Çështje personale me një koleg aty, jo me mua. Çështje personale mes kolegëve. Vendim i saj”, është shprehur ai.
I pyetur nëse ka gjasa të rikthehet, Rafuna ka deklaruar se nuk e di dhe “nuk po merret me atë punë”.
