Prishtinës i shtohet edhe një stacion për monitorimin e cilësisë së ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se Prishtinës i është shtuar edhe një Stacion për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Në kuadër të detyrave dhe aktivitete të këtij instituti, nga muaji janar 2024 është vendosur një stacion mobil në Kodrën e Trimave.

Bëhet e ditur se ky stacion është i pajisur me të gjitha parametrat e nevojshëm, ashtu siç janë edhe në stacionet e tjera për monitorim te cilësisë se ajrit.

“Të dhënat nga monitorimi i cilësisë se ajrit mund ti gjeni në Portalin e Cilësisë se Ajrit në kohë reale ne ketë link: https://airqualitykosova.rks-gov.net/ gjithashtu edhe në Raporte Mujore.

Bashkangjitur keni Raportet mujor (Dhjetor 2023, Janar, Shkurt 2024) për cilësinë e ajrit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

IHMK bënë monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet për monitorimit të cilësisë së ajrit është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës:

Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Brezovicë, Hani i Elezit dhe Gjilan.

Go to TOP