Presidentja Osmani: “Java e Krenarisë” është një rikujtim për të festuar mendimet dhe përkatësitë tona

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në hapjen e “Javës së Krenarisë” që u bë sot në objektin e Qeverisë së vendit duke thënë se kjo javë është një mundësi për ta çmuar diversitetin në shoqërinë kosovare.

Sipas Osmanit, ta përqafosh diversitetin në një shoqëri duhet që përfundimisht të konsiderohet si një vlerë e shtuar, sepse sipas saj, ai sjell edhe diversitet në të menduar dhe si i tillë ai kontribuon në zhvillimin e mendimit kritik.

“Një gjë është e qartë, dashuria është dashur dhe këtë nuk do duhej ta mohonte, kundërshtonte apo ta sfidonte askush, sepse ajo është e pastër dhe nuk bëhet në baza selektive. Prandaj si të tillë do duhej ta respektonim pa asnjë kusht”, është shprehur Osmani.

Tutje, e para e shtetit tha se ““Java e Krenarisë” është një rikujtim për të festuar çdo anëtar i shoqërisë sonë mendimet tona dhe përkatësitë tona. Kohërat po ndryshojnë e shoqëria jonë duhet të shënojë progres”.

Go to TOP