Presidenti Ademi i kënaqur me ardhjen e Domgjonit

Futbollisti i klubit holandez Vitesse, Toni Domgjoni është futbollisti i radhës që i bashkohet kombëtares së Kosovës.

Domgjoni ish-futbollist i FC Zurichit dhe ekipit kombëtar U-21 të Zvicrës, ka vendosur të përfaqësoj vendin e tij të origjinës duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm për karrierën e tij dhe duke vendosur që kontributin e tij ta jap në ekipin kombētar të vendit të tij.

“Dokumentacioni i Domgjonit nuk është i kompletuar akoma dhe ai mbetet në pritje tē lejes nga FIFA në mënyrë që të ketë të drejtë të paraqitet në ndeshjet e muajit tetor dhe për këtë gjë Federata e Futbollit të Kosovës është duke bërë maksimumin.

Në këtë aspekt, FFK-ja dëshiron të falenderoj edhe institucionet shtetërore, përkatësisht Presidencen dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për ndihmën e dhënë në paisjën e Domgjonit me pasaportën e Kosovës”, tha Ademi. “Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, Toni Domgjonit i uroj mirëseardhje në ekipin kombëtar dhe shpresoj që shpejtë shembullin e tij ta ndjekin edhe shumë futbollist kosovar që janë në Evropë”, tha presidenti Ademi.

Go to TOP