Ponte Prizreni përforcohet me amerikanin Tillman

Ponte Prizreni po vazhdon me përforcime për sezonin e ri të Superligës së basketbollit.

Skuadra prizrenase arriti ta sigurojë sot edhe përforcimin e tretë të huaj.

Ponte njofton se i ka siguruar shërbimet e basketbollistit amerikan, Donnie Tillman.

23 vjeçari luan në pozitën e alo-qendrës dhe është i gjatë 202 centimetra.

Ai kulmin e karrierës e kishte arritur kur kishte luajtur në ligën NCAA1 me skuadra të njohura si Urah, Unvl dhe së fundmi në New Mexico State.

Gjatë karrierës, ai e kishte një mesatare prej 9.3 pikësh e 3.7 kërcimesh për ndeshje.

Kështu, Tillman iu bashkua dy përforcimeve të fundit të prizrenasve, Ivan Koljevic dhe Wayne Arnold.

Ndërkohë, Ponte ka njoftuar se nuk do të ndalet me kaq.

“Tillman pritet të jetë një kullë binjake së bashku me gjigantin Urim Zenelaj. Nuk mbaron me kaq. Së shpejti prezantimi i magjistarit. Një ekip”, ka shkruar klubi prizrenas në rrjetet sociale. 

Go to TOP