Persekutim i opozitës në Serbi, Sanduloviqit i përdhoset varri i nënës

Në mëngjesin e sotëm në Uzhicë është arrestuar nënkryetari i Lëvizjes Kombëtare të Serbisë, Millosh Pavloviq.

Miroslav Aleksiq, president i Lëvizjes Kombëtare të Serbisë, tha se arrestimi i Millosh Pavloviqit përfaqëson hakmarrje politike dhe synimin e regjimit për të frikësuar politikanët e opozitës.

E gjatë ditës, kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, i cili ishte për homazhe në Prekaz, njoftoi për përdhosjen e varrit të nënës së tij.

Ai për një të gjë të tillë akuzoi presidentin Aleksandar Vuciq dhe shërbimin informativ serb, BIA.

Go to TOP