Përfundon pjesa e parë e finales

Gjuajtja e parë drejt portës në pjesën e parë të ndeshjes Spanjë – Angli është bërë në fund të dyzet e pesë minutëshit të parë.

Ka qenë Foden ai që e ka provuar pas një harkimi të bashkëlojtarëve, por megjithatë portieri Unai Simon ka qenë në vend. 

Pjesën tjetër të kohës topi ka qëndruar në mesfushë, duke u bartur sa te njëra skuadër aq te tjetra. Më shumë te ajo spanjolle. 

Në dispozicion të skuadrave për ta provuar ndryshimin e rezultatit mbetet edhe një pjesëlojë e plotë. 


Go to TOP