Përfaqësuesja U18 e Kosovës i mbyll kualifikimet për Evropian me humbje

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka përfunduar kualifikimet për Kampionat Evropian.

Përfaqësuesja jonë ndeshjen e fundit e luajti të dielën në Shkup. U mposht nga Maqedonia e Veriut me rezultat 33:24.

Djemtë tanë nisën mirë ndeshjen dhe ishin në epërsi deri në minutën e 14-të.

Pasoi një periudhë jo e mirë për Kombëtaren tonë dhe vendasit në pushim shkuan me epërsi 15:11.

Në pjesën e dytë më shumë shfaqi Maqedonia e Veriut që në fund fitoi me rezultat 33:24.

Përfaqësuesja jonë do të luaj në Evropianin e Divizionit B, bashkë me Sllovakinë. Në Evropian u kualifikuan Zvicra dhe Maqedonia e Veriut.

Go to TOP