Për triumfin e Distrias, Kuka: Zemra e Parisit sot për herë të 7 flet shqip

Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në finale, ajo mposhti xhudisten hungareze Reka Pupp, duke e dominuar meçin nga fillimi deri në fund.

Pas kësaj fitoreje ka reaguar edhe trajneri i Distrias, Driton Kuka.

“Zemra e Parisit sot për herë të 7 flet shqip!Titulli i shtatë me radhë në Grand Slamin e Parisit për Kosovën tonë Distria Krasniqi sot ishte tjetër nivel!E artë e mrekullueshme me performancë fantastike!Bercy Accor Arena e stërmbushur sot me rreth 12.000 shikues do respektoj shtetin e vogël por të fuqishëm të Kosoves”, shkroi ai.

Go to TOP