Për një javë policia në rajonin e Ferizajt ka shqiptuar 1515 gjoba

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës që shkoi, ka shqiptuar 1515 gjoba, ndërsa ka hequr edhe 22 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion dhe janë konfiskuar 5 vetura.

Sipas njoftimit, për një javë janë raportuar 31 aksidente, prej tyre 15 me lëndime me 23 persona të lënduar dhe 16 me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojnë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. /Kosova.info/

Go to TOP