Pasojat e zjarreve në Bjeshkët e Nemuna
Zjarret në Shtupeq të Bjeshkëve të Nemuna kanë lënë pas pjesë të mëdha të maleve të shkatërruar tërësisht.
Ditën e premte ka pasur vetëm disa vatra të vogla zjarri.
Edhe pse me intensitet të zvogëluar, zjarre në këtë fshat ka pasur edhe ditën e premte.
Për shuarjen e zjarreve në këtë lokacion, përveç zjarrfikësve janë angazhuar edhe policë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtarë të misionit të NATO-s të cilët kanë hedhur ujë me helikopterë, si dhe banorë lokalë.
Disa foto të marra nga droni në Shtupeq tregojnë për shkatërrimin që zjarret lanë pas. /rel/
![Foto nga droni të malit të djegur në Shtupeq të Bjeshkëve të Nemuna.](https://gdb.rferl.org/53a30043-5529-4d37-bfd9-ae19671e7cdf_w1023_s.jpg)
![Pamje derisa mali vazhdon të digjet.](https://gdb.rferl.org/9662a921-746f-4695-9ac2-b091358fd89a_w1023_s.jpg)
![Pamje të malit të djegur derisa një zjarr i vogël vazhdon të djegë drunjtë e tjerë.](https://gdb.rferl.org/032c4185-321a-4453-a2ed-8987f55a9a44_w1023_s.jpg)
![Disa drunj të lartë kanë shpëtuar nga shkatërrimi total nga zjarri por ekspertët thonë se as ata nuk do të mund t’i mbijetojnë dëmeve.](https://gdb.rferl.org/202ea2de-a70c-4c46-9f2c-261b51de0063_w1023_s.jpg)
![Një ditë pas djegies së një pjesë të madhe të malit.](https://gdb.rferl.org/faf06408-cae5-47f7-8d42-d875a75db060_w1023_s.jpg)
![Një banor lokal në Shtupeq kalon me traktor derisa në të dy pjesët e rrugës mali është djegur.](https://gdb.rferl.org/1be98ea1-0e4a-4bb0-a65a-d0982c2a9101_w1023_s.jpg)
![Mali i djegur në të dy pjesët e rrugës që kalon mes fshatit Shtupeq.](https://gdb.rferl.org/29a78d28-d83b-471d-92e0-872bbc1c5cae_w1023_s.jpg)
![Një pjesë e malit vazhdon të digjet derisa zjarrfikësit po i përgjigjen një vatre të re zjarri](https://gdb.rferl.org/e23e7221-0bfe-4ac2-a09a-b6b2cb83cff7_w1023_s.jpg)
![Drunj të djegur një ditë më parë](https://gdb.rferl.org/4ad4434c-51c4-4523-8489-63af4c14ff77_w1023_s.jpg)
![Ajo çka ka mbetur pas disa ditësh djegie.](https://gdb.rferl.org/1923ce31-930c-4c60-9637-a3f2587cf1b1_w1023_s.jpg)
![Një zjarr ende aktiv gjatë ditës së premte.](https://gdb.rferl.org/c389ee86-b07f-4a11-a495-cdd63b5ed8c5_w1023_s.jpg)
![Pamje nga lart të shkatërrimit si pasojë e zjarreve.](https://gdb.rferl.org/591a82fd-3b26-4d85-8f64-edf09538a5fd_w1023_s.jpg)
![Një zjarr ende aktiv i cili është lokalizuar pas disa orësh nga zjarrfikësit.](https://gdb.rferl.org/b4c1196f-fd8b-4e0e-beef-e95b38780816_w1023_s.jpg)