Pas dyerve të mbyllura, gazetari amerikan Gershkovich do të dalë në gjyq në Rusi

Gazetari amerikan Evan Gershkovich do të dalë në gjyq për spiunazh në Rusi të mërkurën në një gjykatë, procedurat e së cilës janë klasifikuar si sekret shtetëror.

Asnjë gazetar, mik, anëtarë i familjes apo personel të ambasadës amerikane nuk do të lejohen në sallën e gjyqit në qytetin e Yekaterinburgut, ku Gershkovich, përballet me 20 vjet burgim nëse shpallet fajtor.

Prokurorët rusë thonë se gazetari i Ëall Street Journal, i arrestuar në mars të vitit të kaluar, kishte mbledhur prova sekrete për një prodhues rus tankesh me urdhër të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së ShBA-së.

Gershkovich, gazeta e tij dhe qeveria e ShBA-së hedhin poshtë akuzat. Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e quajti ndalimin e tij “krejtësisht të paligjshëm”.

Gjyqet e mbyllura janë procedurë standarde në Rusi për rastet e tradhtisë ose spiunazhit të dyshuar që përfshijnë materiale të klasifikuara shtetërore. Kremlini thotë se çështja dhe aranzhimet për të janë një çështje e gjykatës, por ka deklaruar – pa publikuar prova – se Gershkovich u kap “në flagrancë”.

Go to TOP