Pamje të frikshme/ Çfarë ka mbetur nga makinat e aksidentit me 4 viktima në Vlorë-

Këto janë pamjet pas aksidentit tragjik të ndodhur në rrugën Fier-Vlorë ku u shua familja Gushi.

Siç edhe duket në pamjet e filmuara disa orë pas tragjedisë, makinat janë të shkatërruara.

Makina ‘Toyota Yaris’ ku udhëtonte familja Gushi nga Patosi është shkatërruar komplet, dhe në bagazh kanë mbetur stolat e plazhit që ata i kishin marrë me vete.

Ndërkaq, ‘Audi’ luksoz duket se ka pasur dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme për shkak të përplasjes me kanalin në anë të rrugës.

Por nuk ka dëme të mëdha në pjesën e kabinës, ku udhëtonin 3 të rinjtë. Makina drejtohej nga Igli Madani, i cili ndodhet në spital dhe gjykata e ka lënë në masë sigurie ‘arrest me burg’.

Go to TOP