Osmani: Rexhep Ferri i takon brezit të artë të piktorëve të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen, miqtë, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe komunitetin kulturor për ndarjen nga jeta të akademik Rexhep Ferrit.

“Kosova sot humbi akademikun, piktorin, poetin, prozatorin e eseistin Rexhep Ferri.

Mjeshtëria e tij krijuese ka gërshetuar mrekullisht pikturën me letërsinë, të cilave nuk iu nda gjatë gjithë jetës. Akademik Ferri i takon brezit të artë të piktorëve të Kosovës, ndaj emri i tij do të mbetet i skalitur përherë në kujtesën tonë nëpërmjet krijimeve të tij artistike të larmishme, të cilat do të mbeten testament për ne dhe  brezat pas nesh”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe komunitetit kulturor! I përhershëm qoftë kujtimi për akademik Rexhep Ferrin!”, ka thënë Osmani. /Kosova.info/

Go to TOP