Osmani: Mbështetja e partnerëve e aleatëve jetike për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Uashington ka marrë pjesë në një tryezë diskutimi me diplomatë dhe ekspertë në Atlantic Council.

“Gjatë vizitës në Washington D.C., kishim një tryezë diskutimi me diplomatë dhe ekspertë lidhur me synimet strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në NATO, si dhe përkushtimin për forcimin e aleancës sonë me Shtetet e Bashkuara. Në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike, mbështetja e partnerëve e aleatëve tanë është jetike”, ka deklaruar Osmani. /Kosova.info/


Go to TOP