Osmani e Begaj në pritje të shënimit të përvjetorit të çlirimit të vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në prag të përvjetorit të çlirimit të Kosovës të cilin siç ka thënë ajo do ta shënojnë së bashku.

Osmani dhe Begaj shihen në foto teksa kanë takuar edhe qytetar të ndryshëm.

“Me Presidentin Begaj në prag të Ditës së Çlirimit, përvjetorit të rëndësishëm të popullit tonë, të cilën do ta shënojmë bashkë”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP