Orkestra e Frymore e FA të Shqipërisë mbanë koncert festiv në Prishtinë

Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, do ta mbajë një koncert Festiv në kuadër të aktiviteteve kushtuar 80 vjetorit të Çlirimit të Atdheut (Shqipërisë) nga pushtimi nazi-fashist.

Ky koncert do të mbahet këtë të mërkurë më 29 maj, ora 19.30 në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Koncerti do të transmetohet live në RTK4.

“Në kuadër të aktiviteteve kushtuar 80 vjetorit të Çlirimit të Atdheut nga pushtimi nazi-fashist nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe komunës së Prishtinës, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jep koncert festiv”, thuhet në ftesën dërguar Radio Televizionit të Kosovës.  

Go to TOP