Oficerët e policisë italiane argëtojnë fëmijët që mbërrijnë nga Kabuli në aeroportin e Romës

Anëtarët e “Polizia di Stato” në Itali kanë bërë çdo përpjekje për të argëtuar fëmijët që mbërritën nga Afganistani.

Këto ditë, fluturimet e Forcave Ajrore Italiane po transportojnë qindra familje afgane nga Kabuli në aeroportin Fiumicino të Romës.

Në pritje të procedurave burokratike, duke kërkuar azil në aeroportin e kryeqytetit italian, fëmijët e mbërritur nga Afganistani e kalojnë kohën duke u argëtuar me burrat dhe gratë e policisë italiane.

Policët ngjyrosin me ta me lapsa me ngjyra, ndërsa nuk mund të mungonte një polic-magjistar, i cili arriti t’i bëjë përshtypje afganëve të vegjël. /oranews.tv/

Go to TOP