Nuk ka më tolerime – tre banorët që u përjashtuan nga Big Brother VIP Albania 3

Ky edicion i tretë i Big Brother VIP ka qenë disi më ndryshe, më i egër dhe po vazhdon akoma të jetë i dominuar nga debatet e përplasjet në mes të banorëve.

Siç nuk ka ndodhur më herët, deri më tani në këtë format janë bërë tri përjashtime, do të thotë tre persona janë skualifikuar nga gara.

Në fillim ka qenë trajneri dhe ish-futbollisti që u largua për shkak të një deklarate që bëri për dhunë ndaj bashkëshortes

Produksioni menjëherë mori masa duke e eliminuar nga ky reality shou, gjë që më pas i njëjti kërkoi edhe falje.

Më pas, rreth një muaj më parë u përjashtua Sara Gjordeni, e cila thuajse kishte një sherr fizik me banoren tjetër, Françeska Murati, ku edhe e kishte futur në tualet.

Krejt në fund nga ky BBVA u përjashtua aktorja Egla Ceno për shkak të një konflikti me Meriton Mjekiqin dhe për ofendimet që kishte bërë ndërkohë.

Duket se ‘Vëllai i Madh’ nuk i toleron më këto gjëra dhe se do të ketë masa për çdo rregull të thyer brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.

Go to TOP