Nuk e ndiqte në Instagram – Heidi thyen heshtjen dhe tregon për raportin me Bora Zemanin

Heidi Baci ka qenë këto ditë tejet e komentuar në media e shtypin rozë.

Kjo fillimisht për lidhjen me Romeo Veshajn dhe për pushimet e tyre në jug të Shqipërisë.

Megjithatë, një gjë që u bë virale ka qenë raporti i aluduar me Bora Zemanin, të cilën nuk e ndiqte në Instagram.

Marrëdhënia e tyre u përfol mjaft shumë, duke lënë të nënkuptohej se nuk kalojnë mirë.

Modelja e njohur ka qenë sot (e mërkurë) e ftuar në ‘Wake Up’, ku ka folur edhe për këtë pjesë.

E njëjta theksoi se ka raporte shumë të mira me të dhe më të parë lajmet për Instagram, ka filluar ta ndjekë menjëherë.

“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, realisht. Unë nuk është se hyj shumë në Instagram”, tha ajo.

Go to TOP