Nisi shitja e biletave për ndeshjen Ballkani – Klasvik

Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e radhës të Ballkanit në Conference League kundër Klasvik.

Ndeshja do të luhet më 4 gusht me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Biletat do të jenë në shitje nga ora 12:00 deri në ora 21:00.

“Biletat janë duke u shitur FIZIKISHT, te sheshi i qytetit në Suharekë dhe tek fan shopi i klubit i cili gjendet tek Stadiumi i Qytetit-Suharekë”- njofton klubi suharekas.

Çmimet e biletave do të jenë: Në lindje 3 euro, në perëndim 5 euro, VIP 10 euro.

Go to TOP