Njëzet e tetë vite nga rrëzimi i Avionit në Ohër, pse nuk u zbatuan procedurat e domosdoshme për uljen e sigurt në pistë

Shkruan: Ejup BERIShA

Sot fatkeqësisht bëhen 28 vite nga fatkeqësia ajrore e Ohrit në të cilën jetët e tyre të shtrenjta i humbën 116 persona udhëtar mërgimtar të përmalluar dhe të mërzitur për vendlindjet dhe të afërmit e tyre.

Ata vinin nga qyteti Zviceran Gjenevë, dhe aty në mesin e tyre ishte edhe Babai im shume i shtrenjtë dhe tepër i dashur Isuf Berisha. Vdekje shumë e kobshme e dhunshme, e pasuar me një përplasje të avionit për majën e një mali që quhej Trojan, me një shpërthim të tmerrshëm zjarri ku gjatë tërë natës janë djegur dhe shkrumbuar tërësisht të gjithë viktimat e fatkeqësisë pra të dashurit tanë të cilëve u duheshin edhe pak çaste që të zbritnin shëndosh e mirë nga Avioni.

Them të dashurit tanë a e dini pse sepse ata edhe pse deri atë ditë që po hipnin në Avion unë nuk i kamë njohur fare asnjërin prej tyre flas për udhëtarët e avionit , do të them se prej asaj dite të njëjtët më janë bërë shumë të afërm dhe të dashur më të mirë të mi në jetë, meqë gati te gjithë unë i kamë pare të njëjtët duke hipur në bordin e avionit me ngjyre shumë zë vjetruar të bardhe dhe te kaltër. Ata ishin shumë të mirë, të pafajshëm dhe të cilëve në sy mund tu shihej se e donin shumë jetën. Të gjithë këta më kujtohen përherë kur e dëgjoj zhurmën e motorëve të avionëve të cilët fluturojnë mbi kokën time në qiell apo sa herë kur shoh ndonjë avion. Ishte fatkeqësi apo sabotim i uljes së avionit të kompanisë ajrore  Avioimpex atë natë që është dashur të ulej në mënyrë të sigurt në atë kohë shumë të ftohtë dhe të zymtë të 20 nëntorit të vitit 1993, këtë gjë akoma nuk e di njeri. Unë e di vetëm një gjë pra disa dëshmitarë okular prezent  fizikisht në vendin e ngjarjes mua më kanë thënë se avionit në fjalë atë natë nuk i janë përgatitur për zbatim  procedurat e nevojshme dhe të domosdoshme për uljen e parrezikshme dhe të sigurt të tij në pistën e aeroportit të vogël të fluturimeve civile në Ohër. Pse nuk kanë ndodhur këto gjëra këtë askush prej familjarëve të viktimave të fatkeqësisë nuk e di pra fatkeqësisht një gjë të tillë nuk e di as unë, ndërsa ata të cilët dine diçka më shumë, më saktë dhe më sigurt asnjëherë nuk kanë folur dhe nuk flasin për këtë çështje me qëllim që ta tregojnë të vërtetën e tragjedisë e cila edhe neve jetët tona na i bëri të zymta, të mërzitshme, tragjike dhe të ftohta. Kjo është kështu sepse ne mbetëm pa baballarët, pa nënat, pa motrat, pa vëllezërit, pa kushërinjtë, pa dajallarët dhe pa miqtë tanë më të mirë të cilët të lënduar, të sakatosur dhe të bërë shkrumb e hi me plot lot dhe me shumë mërzi i përcollëm për në amshim një javë më vonë pas identifikimit të disa pjesëve të trupave të tyre të copëtuar dhe të shkrumbuar. Prandaj Babit tim të dashur dhe shumë të shtrenjtë Isufit dua ti them se më ka marrë shumë malli për të dhe se e dua gjithmonë shumë e më tepër pa masë atë engjëll prej babai që më lindi dhe më rriti me të gjitha të mirat e kësaj bote.

Go to TOP