Njerëz a po u mungon Demokracia? mua shumë

Shkruan: Ejup BERIShA

Ku është Demokracia që nuk duket fare ja një kohë të gjatë këtu në RMV, u bënë pra gati tridhjetë e një vite nga ngadhënjimi i saj ndaj ish sistemit komunist e ajo nuk është askund këtu në mesin tonë. Pse fshihet prej neve Demokracia apo ne po e shmangim qëllimisht atë kjo akoma nuk është e qartë. Por nëse ne e shmangim qëllimisht atë si regjim që është shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për qeverisjen e mirë të shtetit atëherë pse ne ankohemi nga qeverisja e keqe të cilën e kemi tërë kohës këtu te ne. Nëse njerëzit qëllimisht e anashkalojnë të mirën që u duhet atëherë të njëjtët nuk kanë të drejtë as të ankohen për të keqen që u ndodhë dhe i shqetëson ata. Si duket të gjithë janë adaptuar me të keqen sa që po përtojnë jo vetëm ta kërkojnë të mirën por edhe ta përkrahin atë.

E keqja më e madhe për njerëzit sot është qeverisja aktuale demokratike në thonjëza. Në fillim të pluralizmit të vetëshpallur nga ish udhëheqësit komunistë Gligorov-Andov-Goshev në këtë shtet ndjehej më shumë shpresë dhe entuziazëm për demokracinë, atëkohë kishte edhe më shumë debate në opinion ku temë qendrore debati ishte Demokracia, ndërsa sot jo pra në ditët e sotme ky emërtim është zhdukur. Ani pse e kuptuam se i ashtuquajturi mini revolucion për demokraci këtu në RMV në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar në fakt ishte më shumë evolucion apo përshtatje vetëm se formale e qeverisjes me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare atëkohë, megjithatë ekzistonte një entuziazëm për nevojën për instalimin e demokracisë i cili entuziazëm si duket sot është shuar. Pra dikush e shpalli të vdekur demokracinë atë fëmijë të dobët nga lindja që si duket nuk lindi asnjëherë këtu në këto troje por që zhurmën dhe aromën e të cilës në fazën fillestare të pluralizmit më tepër fiktiv sesa faktik e ndjenim të gjithë në këtë nënqiell. Unë personalisht jam njeriu i parë dhe si duket i fundit që e përmendi dhe e kërkoj demokracinë në këtë shtet. Dikush mund të më etiketoj si të prapambetur apo dhe ndokush tjetër si të çmendur por ani nuk hidhërohem me asnjërën palë etiketuesish sepse sikur të arrihej qëllimi kryesorë apo objektivi që përfundimisht të instalohej demokracia në të me siguri se njerëzit e prapambetur dhe të çmendur do të jetonin më me dinjitet, e jo si sot njerëzit e përparuar dhe të mençur të cilëve po u mohohet në cdo aspekt dinjiteti. Pra më mirë me demokraci i prapambetur dhe i çmendur sesa i përparuar dhe i mençur në sistemin e tanishëm i cili individëve po ua mohon skajshmërish dhe pa-arsye dinjitetin njerëzorë. Unë si duket i vetëm jam vënë në kërkim të diçkaje që nuk është dhe nuk ka qenë prezentë asnjëherë këtu te ne pra jam vënë në kërkim të Demokracisë. A e dini se pse e bëj këtë gjë sepse sipas të gjitha gjasave të gjithë individëve në shoqëri dhe shtet ajo u ofron dinjitet dhe njohje në kuadër të kërkesave të vazhdueshme të individëve për pranim dhe njohje të individualitetit dhe dinjitetit të tyre, në vend të mohimit dhe anashkalimit që po u bëhet këtyre gjërave në sistemin e tanishëm të qeverisjes që nuk mund të përcaktohet dhe definohet lehtë dhe me saktësi se çfarë është. Demokraci me saktësinë më të madhe nuk është atëherë duhet hulumtuar për ta sqaruar dhe në fund definitivishtë të definohet se çfarë është i njëjti. Do të donim dhe dhashtë Zoti që modifikim monizmi dhe diktature të mos jetë.

Go to TOP