Një francez e ndan drejtësinë në ndeshjen Shqipëri – Kroaci

François Letexier do ta ndajë drejtësinë në përballjen mes Kroacisë dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet të mërkurën, më 19 qershor, në orën 15:00 në Hamburg.

UEFA ka vendosur për francezin si gjyqtarin kryesor për ndeshjen e dytë të kuqezinjve në Grupin B.

Së bashku me Letexier, nga Franca vijnë edhe dy asistentët e tij, Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni. Gjyqtari i katërt do të jetë zvicerani Sandro Schärer, ndërsa francezi Willy Delajod do të jetë përgjegjës për sistemin VAR.

Kjo përballje është jetike për të dy skuadrat, që kërkojnë të rikuperojnë pas humbjeve në ndeshjet e para të grupit. Shqipëria vjen pas një humbjeje të ngushtë 2-1 ndaj Italisë, ndërsa Kroacia ka pësuar një disfatë të rëndë 3-0 kundër Spanjës.

Go to TOP