Një 35-vjeçare gjendet e mbytur në liqenin e Fierzës
Një 35-vjeçare është gjetur e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë” në bregun e liqenit të Fierzës në orët e para të mëngjesit.
Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.