Nis seanca e Asamblesë Parlamentare për pranimin e Kosovës në KiE

Deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës janë mbledhur për të votuar mbi kërkesën e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës.

Në hyrje të kësaj seance, fjalën e mori Dora Bakoyannis, raportuesja për Kosovën në KiE, e cila lexoi raportin e përpiluar nga vetë ajo, përmes së cilit kërkon që Kosova të bëhet anëtare e KiE-së.

Ajo i bëri thirrje të pranishmëve që të votojnë raportin e saj, në mënyrë që Kosova të mund të bëhet anëtare e KiE-së.

Seanca e sotme ka bëjë me votimin e një mendimi pozitiv sa i përket anëtarësimit në këtë organizatë.

Ky draft-raport ishte votuar muajin e kaluar nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.

Kosovës i duhen dy të tretave e votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje që ky raport të konsiderohet i votuar.

Go to TOP