Nis gjykimi ndaj 11 të të akuzuarve për hedhje granate dore në 2022

Në gjykimin ndaj 11 të akuzuarve se si grup kriminal hodhën granata dore në dy lokale, të hënen në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është mbajtur seanca e radhës.

Aktakuza e ngritur më 24 shkurt 2023, ngarkon Lundrim Beqirin, Bekë Salihajn, Adhurim Krasniqin, Valdrin Beqirin, Arianit Pllanën, Kreshnik Kurtin, Fidan Cakollin, Adnan Murtezin, Gentrit Ismajlin, Diar Raçin dhe Egzon Cakollin, se si grup kriminal, në qershor të vitit 2022 hodhën granata dore në lokalet “Missini” dhe “Rizza Hair Sallon”.

Sipas aktakuzës, sulmi në këtë lokal ka ndodhur dy herë, më datë 6.6.2022 dhe më 28.6.2022.

Për këto veprime të pandehurit akuzohen për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, veprime përgatitore për veprën penale vrasje e rëndë dhe shkaktim i rrezikimit të përgjithshëm si dhe detyrim.

Në seancën e sotme është dëgjuar dëshmitari Shkëlqim Saliu.

Ai ka thënë se lidhur me ngjarjen ka dëgjuar përmes mediave.

Go to TOP