Nesër mblidhet Kuvendi, ky është rendi i ditës
Kuvnedi i Kosovës nesër do të mbajë senacën e re plenare, ku në rend dite është edhe shqyrtimi i projektligjit për Trustin.
Po ashtu në seancën që nis prej orës 10:00, në rend dite janë edhe shqyrtimi i disa raporteve.
Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-178 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin nr. 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116.
Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021,
Shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
