Në panairin e librit “Prishtina 2024”, ka më pak vizitorë

Në ditën e dytë të Panairit të librit në Prishtinë, shtëpitë botuese vazhdojnë të mirëpresin shumë lexues. Por sipas tyre, numri i tyre këtë vit është më u ulët sesa viteve të kaluara. Sidoqoftë, në stenda mund të gjenden libra të fushave të ndryshme.

Berat Ademi, vizitor ka thënë se nuk ka parë shumë botime të reja dhe çmimet janë më të larta se vitin e kaluar por organizim i mirë.

Kurse vizitori Shefket Thaqi, ka thënë se është vizitues dhe lexues i rregullt i librave dhe se është i kënaqur me numrin dhe vëllimet e reja.

Për shtëpitë botuese, panairi shërben si mundësi për promovim, edhe pse numri i vizitorëve, sipas tyre, këtë vit nuk është i kënaqshëm.

Mensur Bytyqi, pronar i shtëpisë botuese, ka thënë se organizimi është i kënaqshëm por nëse flasim si vizitë, dita e parë nuk ka qenë e kënaqshme, “sot ka më tepër po nuk ka blerje të kënaqshme”, tha ai.

“Kjo është mundësia jonë e vetmja për të bërë promovimin e 10 librave të mi”, ka thënë Hysamedi Ahmeti, pronar i shtëpisë botuese.

Ndërsa Besir Zymeri, po ashtu pronar i shtëpisë botuese, ka thënë se për gjatë vitit botojmë libra të rinj për lexues dhe kemi mënyra të ndryshme të shitjes së librave por panairi ma shumë na shërben për prezantim, takim me lexues të rinj, takim me shkrimtar, redaktor.

Panairi i librit është i hapur deri të dielën.

Go to TOP