Në 24 orët e fundit identifikohen mbi 30 mijë raste të reja dhe 142 viktima në Itali
Italia ka shënuar sërish shifra të larta të infektimeve.
Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit për situatën epidemiologjike në vend.
Sipas Ministrisë janë identifikuar 30, 810 raste të reja nga 343 968 tamponë të kryera.
Autoritetet shëndetësore gjithashtu bëjnë me dije se 142 pacientë kanë humbur jetën.
Gjithashtu 9992 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orë.
Ndërkohë shkalla e pozitivitetit është ulur me 9 % nga 11.5% që u regjistruar një ditë më parë.