Musliu: PDK e shpalli pavarësinë, PDK punon nuk filozofon

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i është kundërpërgjigjur analistit Halil Matoshi.

Musliu tha se Matoshi po kërkon që PDK t’i kërkojë falje qytetarëve për qeverisjen, por që sipas saj PDK bëri të gjitha këto të mira për shtetasit e Kosovës.

“Shpalli pavarësinë, siguroj mbi 100 njohje ndërkombëtare, vendosi ambasadat anekënd botës, e bëri Kosovën me Polici dhe Ushtri”, e të tjera.

Postimi i plotë:

Halil Matoshi po kerkon qe PDK ti kerkoj falje qytetarve per qeverisjen.
Po Halil sipas teje, PDK duhet te kerkoj falje qe:
-Shpalli Pavarsine e Kosoves.
-Siguroj mbi 100 njohje nderkombetare
– Vendosi Ambasadat ane e kend Botes
– Nxori femijet nga kontinjerat dhe i futi ne shkolla moderrne.
– E beri Kosoven me polici e Ushtri
-Ndertoj Autostrada
Dhe i dha emer e ndere Kosoves.
PDK punon, nuk filozofon e propagandon!.

Go to TOP