Mourinho: United nuk më mbështeti sa Erik ten Hag

Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thënë se gjatë qëndrimit të tij për dy vjet e gjysmë si trajner në “Old Trafford” nuk e kishte të njëjtën mbështetje në klub sikur Erik ten Hag.

Edhe pse Mourinho qe larguar nga drejtimi i United në dhjetorin e vitit 2018, pas një periudhe të vështirë rezultatesh, ai nuk ka harruar eksperiencën e tij në klubin anglez. Në një intervistë për “The Telegraph”, portugezi bëri të ditur se nuk e ka pasur të njëjtin nivel të mbështetjes dhe besimit në klub siç e ka Ten Hag aktualisht.

“Atë që Ten Hag e ka në kohën e tij në Manchester United, unë nuk e kam pasur. Nuk e kam pasur këtë nivel të mbështetjes. Nuk kam pasur këtë nivel besimi”, është shprehur Mourinho. 

Mourinho, megjithëse u detyrua të lërë drejtimin e United, mbetet një figurë e rëndësishme në historinë e klubit, pasi kishte arritur t’i fitonte Kupën e Ligës dhe Europa League në sezonin 2016/17.

Në këtë edicion, në tabelën e Premier League të kryesuar nga Arsenal, United gjendet vetëm në pozitën e shtatë.  

Go to TOP