ZYRTARE: Courtois shpallet portieri më i mirë i vitit, belgut i dorëzohet ‘Yashine Trophy’

Thibaut Courtois është shpallur portieri më i mirë i vitit.

Me shumë meritë, portieri belg i skuadrës së Real Madrid, Thibaut Courtois është shpallur portieri më i mirë në botë, për sezonin 2021/22.

Anëtarit të ‘Los Blancos’ i është ndarë çmimi ‘Yashine Trophy’, në mbrëmjen gala të organizuar nga prestigjiozja franceze, ‘France Football’.

Courtois ishte më meritori, bashkë me Karim Benzema, për triumfin e Real Madrid në Champions League edicionin e kaluar.

Aktualisht, portieri po vuan nga një lëndim. Çmimi i fituar sonte do të jetë motiv shtesë për të shtyrë për një rikuperim dhe formë më të mirë për Kupën e Botës.

Go to TOP