Milionat e fushatave zgjedhore, burimi i tyre nëntoka

Shkruan: Driton XHAFA

Fonde të dyshimta, pastrim parash dhe mundësi qe grupe kriminale të përfshihen në financimin e fushatave të kandidatëve të cilët garojnë për të parin e komunës në katër (4) vitet e ardhshëm dhe listën e kandidateve për anëtarë të kuvendit të komunës dhe krejt kjo me fajin e forcave politike të cilat janë të përfaqësuar në Kuvendin e Republikës se Kosovës. Ligjvënësit e popullit nuk arritën të përcaktojnë autoritetin kompetentë për auditimin e financave të partive politike. Ky fakt pamundëson garën elektorale mes kandidatëve të zhvillohet në kushte të barabarta dhe në linjë me standardet e zhvillimit të fushatës zgjedhore në një shoqëri demokratike.

Kuvendi i Kosovës ndan mjete me propozim të Qeverise por jo me shume se 0.05% te buxhetit te konsoliduar të Republikës së Kosovës për zgjedhje lokale. Sipas kësaj formule 1,250,000 €uro (Një milion e dyqinde e pesedhjete mije euro) maksimalishit ndahen mjete buxhetore për finacimin e fushates së zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen me 17 Tetor.

90% e mjeteve ndahen ne baze të ulëseve të anëtarëve të Kuvendet të Komunave të fituar në zgjedhjet e fundit lokale (viti 2017) dhe 10% e mjeteve financiare ndahen proporcionalisht për subjektet politike te posa regjistruara.

Subjekti politik kanë te drejte të mbledhin mjete për shpenzimet e fushatës zgjedhore gjashte (6) muaj para fillimit te fushatës zgjedhore.

Plasimi i programeve të qytetarët, përdorimi i rrjeteve sociale të komunikimit, shpërfaqja në media vizuele dhe të shkruar, vendosja e afisheve me qellim të realizimit të një fushate kreative tejkalojnë shumen e mjeteve financiare qe ndahen nga buxheti i konsoliduar i Republikës se Kosovës.

Shembullin me të freskët se janë shpenzuar mjete financiare me shumë se lejohet ne garë është rasti ish-presidenti Francez Nicolas Sarkozy i cili është dënuar me një vit burgim për financimin ilegal të fushatës së tij të pasuksesshme të zgjedhjeve në vitin 2012. Ai u shpall fajtor në një gjykatë të Parisit për shpenzimin e dhjetëra miliona eurove më shumë në fushatën e tij sesa ishte lejuar me ligjet e vendit.

Kush, #Si dhe #Sa mjete financiare shpenzohen në fushat janë pyetje qe do duhej të jepej llogari nga subjekte politike por mbetet në Vullnetin e tyre por jo edhe ndonjë mekanizem qe auditon dhe monituron këtë proces.

Go to TOP