Milan-i synon t’ia ‘vjedh’ Juvës Rabiot-in

AC Milan raportohet se tashmë ka nisur fushatën për transferimin e francezit Adrien Rabiot.

Reprezentuesi i Francës duket se ka vendosur të largohet nga Juventusi gjatë kësaj verë.

Rabiot ka mbaruar kontratën me torinezët, dhe e ardhmja e tij, duket së do të jetë larg Torinos.

Megjithatë, ish-futbollisti i PSG-së, karrierën duket së do ta vazhdojë në Serie A.

Sipas medieve italiane, tashmë Milani është hedhur në sulm për Rabiot.

“Milan ka hyrë në garë për të nënshkruar me Rabiot si lojtar i lirë”, shkruajnë mediet italiane.

Ndryshe, francezi kërkohet edhe nga disa klube tjera evropiane përfshirë edhe Manchester Unitedin dhe ish-klubin e tij, PSG.

Go to TOP