Mediat spanjolle: Barça ende shpreson, por Xavi ka vendosur të largohet

Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i vendosur të largohet nga ‘Camp Nou’ në fund të këtij sezoni.

Ditë më parë strategu katalonas kishte njoftuar largimin e tij nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Sipas medieve iberike, krerët e Barçës po insistojnë të mbajnë në skuadër Xavi-n të paktën edhe një sezon, megjithatë, thuhet se trajneri ka vendosur që në fund të këtij edicioni t’i ndajë rrugët me Barcelonën.

Humbja nga PSG-ja në Ligën e Kampionëve, ka qenë një goditje e madhe për Barcelonën e cila më shumë gjasë këtë sezon do ta mbyll pa asnjë trofe.

E ardhmja e Xavit thuhet se mund të jetë në Holandë, ku Ajaxi prej kohësh ka shprehur interesim për tekniku e ‘Blaugranave’.  

Go to TOP