Mbappe do të luajë me maskë speciale

Franca e pagoi shtrenjtë fitoren ndaj Austrisë (1:0), në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian 2024. Kapiteni Kylian Mbappe do të jetë i detyruar t`i nënshtrohet një operacioni në hundë, pasi në fund të ndeshjes me Austrinë ka pësuar lëndim.

Mbappé, duke tentuar të bëjë një goditje me kokë, ka goditur me hundë Kevin Dance, pas së cilës ka mbetur i shtrirë. Megjithëse parashikimet fillestare sugjeruan se ai ishte në dyshim për pjesën tjetër të turneut, lajmet që vijnë nga Franca thonë se ai mund të luajë kundër Holandës të premten.

Mbappe u ekzaminua në spitalin e Dusseldorfit menjëherë pas ndeshjes.

“Mbappe po rikthehet në kampin e kombëtares franceze. Kapiteni francez u ndihmua nga stafi mjekësor dhe mjeku Frank Le Gall, i cili konstatoi frakturën në hundë. Mbappe do të trajtohet për disa ditë, por nuk do t’i nënshtrohet një operacioni në të ardhmen e afërt. Do t’i bëhet një maskë në mënyrë që të mund të kthehet në turne pas trajtimit”, thuhet në një deklaratë të Federatës Franceze të Futbollit.

Go to TOP