Mashtrimet me viza, Policia arreston ferizajasin

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti dyshohet se ka u ka rregulluar viza kundërligjshëm disa personave.

Arrestimi i tij ka ndodhur më 17 mars, rreth orës 09:30.

“Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur një pistoletë dhe 9 fishekë. Nga i dyshuari janë konfiskuar edhe disa dokumente të ndryshme të personave, përmes të cilave dyshohet se i dyshuari u rregullonte viza kundërligjshëm”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Go to TOP