Makina përplas të miturin 9 vjeçar që po lëvizte me biçikletë

Një aksident është regjistruar në Kukës . Një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur që po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta i mituri, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën.

Ja njoftimi:

Kukës/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Shote Galica – Drini i Bardhë, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. C. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi i mitur me iniciale I. S., rreth 9 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta i mituri, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. C. është shoqëruar në DVP Kukës, ku po kryhen veprimet hetimore.

Go to TOP