LVV mban tubim në kuadër të ‘Java e Lëvizjes’

Ka filluar tubimi me strukturat e partisë organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në kuadër të ‘Javës së Lëvizjes.’

Tubimi po mbahet në sallën 1 Tetori në Prishtinë. Në këtë tubim po merr pjesë kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministra, deputetë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Konjufca: Sot janë duke shikuar drejt fitoreve të reja

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në Javën përmbyllëse të LVV-së në përvjetorin e 19-të, tha se 19 vjet rrugëtim që kaluan në vështirësi të mundshme e beteja politike sot janë duke shikuar drejt fitoreve të reja.

“Falënderimi i parë për gjithçka që kemi arritur takon popullit të cilin si Lëvizje i qëndruam pranë i cili nuk na braktisi kurrë , qofshim bashkë drejt horizonteve të reja. Populli na kupton shumë mirë sepse kemi lindur në gjirin e saj”, tha Konjufca.

Ai falënderoi edhe aktivistët të cilët kanë ndërruar jetë gjatë kauzave politike, si Astrit Dehari, Arbënor Dehari, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, për të cilët tha se nuk i ndali asnjë furtunë politike, dhe që dhanë gjithçka edhe jetën e tyre për ta bërë Kosovën të lirë.

Go to TOP