Lumi Nerodime thahet sikur më 1985

Lumi i Nerodimes në qytetin e Ferizajt ka 10 ditë që është shterur.

Janë temperaturat e larta që çuan në shterjen e këtij lumi, që njihet për bifurkacionin mes detit Egje dhe atij të Zi, njofton Klan Kosova.

Një situatë e tillë, sipas banorëve, nuk mbahet mend të ketë ndodhur viteve të kaluara.

Ndërsa, udhëheqësi i emergjencave në komunën e Ferizajt, Skender Kurti, ka treguar herën e fundit se kur u përballen me një fenomen të tillë.

”Dikun në vitin 1985 ka qenë kjo gjendje që mbahet mend nga qytetarët deri tash njëjtë është”, ka thënë Kurti.

Go to TOP