Lojtarët mbështesin Koeman, drejtuesit e Barcelonës vendosin sot për fatin e tij

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, pas humbjes ndaj Benfikës me rezultatin 3: 0, deklaroi se ndjen mbështetjen e lojtarëve.

Sidoqoftë, gazeta katalanase “Mundo Deportivo” shkruan se holandezi është shumë pranë shkarkimit nga detyra, dhe gjithçka do të jetë më e qartë pas mbledhjes së sotme të Bordit Drejtues.

Edhe pse pësuan një humbje të rëndë, Koeman shprehet se ekipi i tij nuk luajti aq keq në Lisbonë, por goli i dytë i prishi lojën.

“Është e vështirë të pranosh këtë rezultat. mendoj se rezultati nuk korrespondon me atë që pamë në fushë. Pavarësisht golave ​​të pësuar, luajtëm mirë derisa pësuam golin e dytë. Nuk do të flas për cilësinë e tim ekip, nuk mund të krahashosh këtë skuadër me Barcelonën e të shkuarës. Është e qartë si dita. Mund të them vetëm se ndjej mbështetjen e lojtarëve, “tha Koeman, duke shtuar:

“Benfica është një skuadër që është e shpejtë dhe e fortë. Na duhej të mbroheshim shumë më mirë në golin e parë dhe të dytë. Ne kishim shanse të mira, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim,” tha holandezi.

Deklarata e tij se ka në krah lojtarët, mbështetet nga fjalët e Sergio Busquets dhe Frenkie de Jong, të cilët thanë pas disfatës në Lisbonë se ndryshimi i trajnerit nuk është zgjidhja e problemeve të Barçës.

Pavarësisht presionit të tifozëve dhe dëshirës për të larguar Koeman, drejtuesit e Barçës nuk donin të reagonin me nxitim dhe sot është paralajmëruar një takim, në të cilin do të diskutohet përsëri statusi i trajnerit holandez.

“Mundo Deportivo” shkruan se Xavi Hernandez, Roberto Martinez dhe Andrea Pirlo shihen si kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e Barcelonës. Sipas gazetës katalanase, Xavi Hernandez është dëshira e madhe e Presidentit Joan Laporte për momentin.

Barcelona luan kundër Atletico Madrid në Wanda Metropolitano këtë fundjavë, dhe me shumë gjasa Koeman nuk do të jetë në stolin e katalanasve.

TV 3 raportoi më herët se në rast shkarkimi, Barcelonës i duhet të paguaj 12 milionë euro si kompensim ekspertit holandez.

Go to TOP