Lidi eliminohet nga Big Brother VIP Albania

I eliminuari i radhës nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, ishte Lidi.

Edhe pse ishte banori i fundit që hyri në shtëpi, Lidi solli një energji të re dhe shumë pozitivitet.

Pas një televotimi që u hap të martën, ai la shtëpinë dhe garën për çmimin e madh.

Garën e vazhdoi Liami, i cili ishte në nominim “kokë më kokë” me Lidin.

Kujtojmë që Lidi punonte si animator dhe moderator, ndërsa vijonte dhe studimet për gazetari.

Go to TOP