Lajçak takohet me Vuçiqin, flasin për dialogun

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është takuar me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Këtë e ka njoftuar vetë presidenti serb, i cili ka thënë se në takim është diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

“Takim i me Miroslav Lajçak, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Vuçiq.

Go to TOP