Kush është personi që erdhi direkt nga Greqia për të rrëmbyer Kozak-un?

Kozak Braçi u rrëmbye mbrëmjen e djeshme nga disa persona, të cilët dolën live duke e detyruar mbretin e Instagramit t’i kërkojë falje Fabio Dushkut dhe duke e poshtëruar me shprehje banale. Sipas asaj që ka dëshmuar Kozaku, kanë qenë 20 persona, të cilët më pas e kanë futur me forcë në makinë, ku e kanë goditur me grushta dhe e kanë kërcënuar me armë dhe thikë.

Policia ka identifikuar 2 nga katër personat që janë përfshirë në këtë ngjarje. Njëri prej tyre është Daniel Dushku, vëllai i Fabio Dushkut, i cili ndodhet në një burg të Greqisë, i dënuar me burgim të përjetshëm. Danieli ka ardhur enkas nga shteti fqinj pasi Kozaku i ofendoi të vëllanë pak ditë më parë në rrjete sociale.

Kozak dhe Fabio Dushku janë miq prej vitesh, por gjithçka nisi përmes një video live, ku ata kanë fyer njëri-tjetrin deri në kërcënim.

Sipas Kozak, ishte Dushku ai që e ka ofenduar duke i thënë “zorraxhi” dhe aty ka agravuar situata.

“O zorraxhi ca je duke thënë? Me rob shpie më lënë në halle të miat. Ca thua zorraxhi, unë ty po të respektoj. Unë s’të kam ofenduar ndonjëherë ty se nuk jam tip që ofendoj.

Si nisi sherri mes tyre?

Përplasja mes dy figurave të njohura nisi përmes një video live, ku ata kanë fyer njëri-tjetrin deri në kërcënim. Situata ka agravuar kur Dushku i është drejtuar “mbretit” të Instagramit me fjalën “zorraxhi”. Pas fyerjeve, Kozakut i hodhën një kapsolle në shkallën e pallatit, për të cilën në fillim u raportua si tritol.

Braçi shpërtheu në ofendime ndaj Mirditorit që ndodhet aktualisht në burg, duke nënkuptuar se kishte qenë pikërisht ai pas kësaj ngjarjeje. Megjithatë, ata nuk e lanë me kaq, duke e çuar sherrin dhe më tej duke arritur në një rrëmbim si ai i mbrëmjes së djeshme. 

Go to TOP