Kurti në ndeshjen Shqipëri – Çeki, Spahiu: Demotivim i futbollistëve të Kosovës dhe tradhti ndaj taksapaguesve

Sonte me fillim nga ora 20:45 në “Air Albania”, kombëtarja e Shqipërisë do të luajë kundër Çekisë.

Për t’i përkrahur “Kuqezinjtë” ka shkuar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili është nën shoqërinë e Lulzim Jasharit, i cili është djali i luftëtarit legjendar të UÇK-së Hamzës dhe nipi i komandantit Adem Jashari.

“Forca djema. Evropiani po na pret”, tha Kurti.

Demotivim për futbollistët e Kosovës dhe tradhti ndaj atyre që paguajnë taksa që kryeministri i Kosovës me marrë rrogë, e ka quajtur analisti Nexhmedin Spahiu.

“Në kohën kur kombëtarja e Kosovës ka ndeshje, kryeministri I Kosovës shkon në Tiranë për ta përkrahur kombëtaren e Shqipërisë!!!!!!. Çfarë demotivimi për futbollistët e Kosovës. Përse atëherë shqiptarët nga diaspora, Mali I Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës apo nga vet Kosova të luajnë për kombëtaren e Kosovës në  vend se për Shqipërinë? Kjo është tradhti ndaj atyre që paguajnë taksa që kryeministri I Kosovës me marrë rrogë”, ka shkruan në profilin e tij në facebook Spahiu. /Kosova.info/

Go to TOP