Kurti në Lybeniq: Të adresohen me urgjencë rastet e kryera gjatë luftës

Sot përkujtohet masakra e Lybeniqit të Pejës, ku forcat e regjimit serb, 25 vjet më parë, vranë 79 civilë të këtij fshati.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës në fshatin Lybeniq të Pejës, bëri homazhet pranë lapidarit të 79 banorëve të vrarëve të këtij fshati.

Kurti tha se ushtarët serbë ndanë gratë fëmijët dhe të moshuarit, që i urdhëruan të niseshin për në Shqipëri, kurse burrat i mbajtën aty.

“Sipas skenarit të krimit, ushtarët serbë  ndanë gratë fëmijët dhe të moshuarit, që i urdhëruan të niseshin për në Shqipëri, kurse burrat i mbajtën aty. Xhamia e Lybeniqit atë ditë u kthye në një vend krimi, ku ushtarët serbë shtinë me armë automatiku në mënyrë të përsëritur që askush të mos mbetej i gjallë”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë kërkoi nga sistemi i drejtësisë një adresim me urgjencë të rasteve të kryera gjatë luftës, për çka si tha ai dëshmitarët janë gjithnjë e më të moshuar.

“Shpresoj të deponohen sa më shumë dëshmi për krimet e kryera këtu në Kosovë. Ndërkaq sistemi të drejtësisë nga këtu i bëj thirrje edhe një herë për adresim me urgjencë të rasteve të kryera gjatë luftës, sepse këto krime asnjëherë nuk janë vjetruar, por dëshmitarët janë gjithnjë e më të moshuar. Në Policinë e Kosovës në të kaluarën krimet e luftës janë trajtuar në kuadër të  hetimeve të krimeve të rënda.

Go to TOP