Kurti në Londër: Në tri vjetët e fundit i kemi dyfishuar eksportet

Kryeministri Kurti në bashkëbisedim me Drejtuesen Ekzekutive të Institutit ODI (Overseas Development Institute), Sara Pantuliano, për 25-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimit te Kosovës, tha se tha se në tri vjetët e fundit ka pasur rritje dhe është dyfishuar eksportet dhe është rritur ekonominë e vendit.

“Ne kemi qytetarë të rinj, shumë prej tyre flasin gjuhë të huaja si atë angleze, kemi diasporë të madhe që dërgojnë remitenca në Kosovë. Ata sjellin edhe investime që është qenësorë për zhvillimin tonë. Ne nuk jemi vend i madh por jemi shembull se progresi demokratik dhe zhvillimi ekonomik shkojnë përkrah njëra tjetrës”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë tha se në tre vjetët e fundit ka pasur rritje dhe është dyfishuar eksportet dhe është rritur ekonominë e vendit.

“Ne kemi rritur punësimin për 13 për qind në 3 vitet e fundit. Kemi vendosur shtesa për fëmijë, kemi liruar edukimin në sistemin publik, faktikisht e kemi liruar tërësisht. Kemi mësuar nga diaspora për mësimin dual që të jetë njëkohësisht edhe shkollimi praktik. Rreth 1 mijë nxënës kalojnë disa ditë në fabrikë për shembull e disa ditë të tjera në shkollë.

Kemi pasur shumë persona që kanë marrë diploma por nuk kanë pasur vende të reja pune. Ne po punojmë që çdokush që merr diplomë në shkollë të ketë edhe një vend pune. Kemi investuar tek rinia dhe gratë”, tha Kurti.

Ai tha se janë ofruar 8 mijë bursa, gjysma e tyre janë për studente.

“Kemi investuar edhe në bujqësi, agrikulturë, kemi dhënë ndihma për fermerët tanë. Kemi investuar në sistemin shëndetësor duke rritur për 3 vjet, buxhetin për listën e barnave esenciale dhe gjithashtu edhe për ushtri e mbrojtje duke parë agresivitetin e fqinjit tonë verior”, tha pos tjerash Kurti.

Go to TOP